Shkup, 14 Dhjetor – Integrimi në Bashkimin Europian është proces kompleks që shoqërohet me miratimin e vendimeve të rënda politike, por nuk duhet harruar se në fund frytet shkojnë në adresë të qytetarëve, thonë nga ambasada e Suedisë. Sipas tyre, nuk duhet anashkluar edhe roli i mediave si përçues të së vërtetës në opinion. Këtë mendim e ndajnë edhe nga Sekretariati për Çështje Europiane.
“Është e vërtetë se procesi aderues kërkon miratimin e disa vendimeve të vështira dhe impelementimin e reformave komplekse. Ajo që duhet të përkujtohet është se rruga drejt BE-së është proces që shpërblen të gjithë qytetarët e Maqedonisë, është proces që kërkon participimin e të gjithë shoqërisë. Mediat dhe gazetarët kontribojnë për dukshmërinë dhe trasparencën e integrimit në BE”, u shpreh udhëheqësi për bashkëpunim në ambasadën e Suedisë, Mikael Aterhog.
Rruga drejt BE-së, SÇE: Roli i mediave, shumë i çmueshëm
“Sfida kryesore me të cilën ballafaqohemi është t’i përforcojmë qytetarët përmes informacioneve të drejta dhe cilësore, që të munden qytetarët të sjellin vendime në bazë të informacioneve të drejta. Këtu roli i gazetarëve është dhe do të jetë shumë i çmueshëm”, theksoi sekretarja shtetërore në SÇE, Drita Abdiu Halili.
Ne debatin për ecurinë e integrimit u nëvizua edhe nevoja për dinamizimin e punëve që kërkon Bashkimi Evropian, ndërsa sipas pjesëmarrësve në panel, kjo kushtëzohet nga koordinimi dhe dialogu më i mirë i institucioneve relevante.
Burimi: zhurnal.mk