reformat ne gjyqesor selmani cdo qeveri ka qellim nderhyrjen 67b0fb5fae570

Reformat në gjyqësor, Selmani: Çdo qeveri ka qëllim ndërhyrjen

February 15, 2025
min lexim

Shkup, 15 shkurt – Përpjekjet, funksioni dhe roli i çdo qeverie që vjen, është të ndërhyjë në gjyqësor ndërsa dëshira për të shkarkuar kryeprokurorin e identifikon këtë qëllim.

Kështu vlerëson profesri universitarë Bashkim Selmani, sipas të cilit një veprim i tillë është tejet i gabuar dhe paraqet ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor. Pretendimet se bëhet fjalë për reforma janë një kamuflazh veprimi, prioritet duhet të jetë borxhi publik se sa ndërhyrjet në gjyqësi.

“Mënyra e shkarkimit të prokurorit kryesorë është një nga problemet bazë me të cilën identifikohet se çdo qeveri që vjen, fillimisht rezultatet apo dështimet I fillojnë nga sistemi gjyqësor që është një gabim I radhës për arsye se çdo përpjekje aktualisht që po ndodhë sulmohet drejpërsëdrejti apo në manyrë indirekte sistemi gjyqësor dhe kjo bie në kundërshtim edhe të përplasjes së pushteteve .Nga ana tjetër,e kaluara e sistemit gjyqësor asnjërën nga qeveritë por edhe këtë aktuale nuk arriti të bindë se nga momenti që fut duart në pushtetin tjetër gjyqësor do të thotë se ngulfat sistemin e demokracisë,poashtu funksionimin e shtetit dhe së drejtës”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.

Selmani: Ka nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare

Sipas Selmanit është fakt se gjyqësori ka nevojë për ndërhyrje, por jo të këtij lloji.Vlerëson se nevojitet ndërhyrje e faktorit ndërkombëtarë.

“Është fakt që gjyqësori ka nevojë për ndërhyrje, mirëpo ato ndërhyrje do të duhet bërë edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, në të kundërtën nuk kemi asnjë qasje për arsye se kemi korrupsionin në Maqedoninë e Veriut që është shumë i lartë, sa që gëlltiti dhe prokurorinë speciale. Prandaj është vetëm një kamuflazhë, humbje kohe, ndërhyrje, për arsye se po të ishte synimi i drejtë dhe real, gjyqësori duhet të ketë buxhet të pavarur, dhe kjo do të ishte ndihma më e madhe që mund t’i bënte qeveria gjyqësorit.Në të kundërtën cdo përpjekje tjetër është vetëm një ndërhyrje me të cilën akoma më shumë do të sjellë padrejtësi, komplikim dhe njëkohësisht ngulfatje të demokracisë dhe shtetit dhe së drejtës”, theksoi Selmani.

Të premtën e kaluar shumica parlamentarë dorëzoi në Kuvend interpelancë për 5 antarët e Këshillit Gjyqësorë që janë zgjedhur nga Kuvendi ,ndërsa së fundmi Qeveria incoi procedurë për shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski me pretendimet se ai ka mbrojtur funksionarë të pushtetit paraprak.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

genta ismajli surprizon me nje ndryshim drastik ne pamje 67b0f674ab280
Story i mëparshëm

Genta Ismajli surprizon me një ndryshim drastik në pamje

rama parku kombetar mali i tomorit atraksione natyrore dhe objekte kulti per vizitoret 67b10022e4b63
Story i radhës

Rama: Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, atraksione natyrore dhe objekte kulti për vizitorët

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë