reformat ne drejtesi perplasen ministri filkov dhe deputeti i vmro se milloshoski 67ecf716c4b88

Reformat në Drejtësi / Përplasen ministri Filkov dhe deputeti i VMRO-së, Milloshoski

April 2, 2025
min lexim

Shkup, 2 mars – “Ministri i Drejtësisë ka performancë të dobët”, kështu e ka cilësuar sonte në emisionin “Top Tema” në Telma punën e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, i cili vjen nga partneri i koalicionit ZNAM, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

“Ky është mendimi im personal. Unë besoj se ministri i drejtësisë ka performancë të dobët sa i përket angazhimeve që ka marrë për reformat në drejtësi”, thotë Milloshoski.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.

“Kusuri i Gruevskit, i njohur me nofkën “Xhuxhi nga Neregova”, që publiku e kujton mirë për aferat e lidhura me AMSM dhe bizneset familjare nga Kërçova, duket se ende nuk e ka zakon të përgjigjet para qytetarëve që e kanë zgjedhur. Meqë duket qartë se është i painformuar dhe i izoluar nga partia, e udhëzoj të drejtohet në partinë e tij amë ose në Qeveri – ndoshta më në fund do ta informojnë për procedurat, afatet dhe statusin e ligjeve!” Kështu ministri i Drejtësisë, Igor Filkov i është përgjigjur deputetit Antonio Milloshoski nga VMRO, pasi ky i fubdit në TV Telma e akuzoi ministrin e Drejtësisë si të paaftë që po ngadalëson reformat në drejtësi.

“Dhe, meqë duket si dikush që punon sipas urdhrave të tjerëve, për kë po punon aktualisht? A janë ato interesat e qytetarëve apo ndonjë agjendë tjetër? Në të kaluarën është i njohur për qëndrimet e tij në stilin e Vanço Mihajllovit, për shumë gënjeshtra dhe të pavërteta. Ky është një shpërqendrim i keq për opinionin publik maqedonas pas një ‘pushimi’ dyjavor! Po e kujtoj se është në Parlament që nga viti 2011, pasi u tërhoq nga funksioni i ministrit për Punë të Jashtme dhe ka marrë pjesë aktive në krijimin e sistemit ‘kancerogjen’ të drejtësisë.

Tani është moment i mirë për të kujtuar opinionin publik se pikërisht ai mori pjesë drejtpërdrejt në procesin e miratimit të ndryshimeve të dëmshme të Kodit Penal në vitin 2023, me çka shpëtoi nga përgjegjësia për veprën penale ‘I fuqishmi’”, thuhet në reagimin e ministrit Filkov, ndërsa ka renditur ligjet që janë miratuar dhe të tjerët që pritet të miratohen këtë vit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keshilli i prokuroreve vendos sot per shkarkimin e kocevskit 67ecf6e08f253
Story i mëparshëm

Këshilli i Prokurorëve vendos sot për shkarkimin e Kocevskit

dyshohet se vodhen mbi 41 mije euro ne durres lihet ne burg irlandezi 67ecfc7bd14ec
Story i radhës

Dyshohet se vodhën mbi 41 mijë euro në Durrës, lihet në burg irlandezi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë