Reforma Territoriale, Basha: Mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur qeverisjen vendore në shërbim të njerëzve

min lexim

schedule21:54 – 15 Shkurt, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar edhe njëherë si mundësi të jashtëzakonshme nismën e PD për ndarjen e re territoriale.

Në një postim në rrjetet sociale, pasi sot u zhvillua tryeza e parë e punës, Basha thekson se PD do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve.

“Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive. Kjo tryezë e parë në Tiranë është një fillim i mbarë dhe një zotim i mbajtur nga Partisë Demokratike, që sot u ka dhënë qytetarëve instrumentin për të rifituar autonominë në vetqeverisejn vendore”, shkruan Basha. g.v/

Story i mëparshëm

Apartament në New York dhe Tiranë, gjyqtari jep shpjegime për pasurinë

Story i radhës

Kontratat në vepër, Teuta Arifi: Bilall Kasami keqpërdori listën, i etiketoi edhe rastet sociale

Të fundit nga