“Reforma në drejtësi është për të gjithë”/ Ambasadorja Kim: Jo vetëm të pushtetshmit duhet të kenë mundësi për të përmirësuar jetën e tyre

min lexim

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot me kryetarët e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsin dhe Sorina Kotin.

Në një postim në Twitter, Kim thotë se ata diskutuan rreth mënyrave për të rritur investimet e SHBA-së në Shqipëri.

Diplomatja amerikane thotë se duhen vendosur rregulla të qarta, procedura transparente dhe gjykatat në Shqipëri të jenë të pastra, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë investime.

Një mesazh, Yuri Kim e ka dhënë dhe për reformën në drejtësi, për të cilën ajo shprehet se duhet të shërbejë për të gjithë shqiptarët.

Sipas ambasadores Kim, nuk duhet të jenë vetëm të pushtetshmit dhe të pasurit ata që të kenë mundësi për të përmirësuar jetën e tyre.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim:

Faleminderit Kryetarit të Komisionit për Ekonominë & Financën Eduard Shalsi dhe Zv. Kryetares Sorina Koti për mundësinë për të dëgjuar mbi prioritetet e Komisionit & për të diskutuar mënyra për të rritur investimet e SHBA-së në Shqipëri. Rregulla të qarta, racionale (përfshirë mbi pronat), procedura transparente dhe gjykata të pastra janë të nevojshme për të tërhequr më shumë investime nga të cilat përfitojnë sa më shumë njerëz.

Investitorët amerikanë duhet ta dinë se në rast mosmarrëveshjesh, gjykatat në Shqipëri do të marrin vendim bazuar në ligj, jo për shkak të frikës apo nderit. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi & biznesit.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm për drejtësinë – ajo është edhe për mirëqënie për më shumë shqiptarë. Është që të gjithë – jo vetëm të pasurit dhe të pushtetshmit – të kenë mundësi të barabarta për të përmirësuar jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muja debuton për Antwerp

Story i radhës

Nesër filllon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Të fundit nga