Reforma në administratën publike! Fetai: Do të hiqet 20%-shi, pasi të hapet Kushtetuta

November 6, 2024
min lexim

 

Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai fajin për “balancuesit” dhe heqjen e tij e adreson te qeveria e kaluar. Sipas tij qeveria e kaluar kishte propozuar heqjen e këtij mekanizmi.  Për dallim nga to, Fetai thotë se qeveria e re ka filluar një process të brëndshëm më përfaqsimin nga të gjitha partitë e koalicionit për të gjetur një zgjedhje ligjore që do të garantojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat në administratën publike.

“Si qeveri e re në kuadër të marveshjes së kualicionit të programit qeveritat kemi zotim për sjelle të një zgjidhje ligjore për sa I përket përfaqësimit të djrejtë dhe adekuat sepse e dijmë poashtu që balanceri si mekanizëm si softver për planifikim të zbatimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në regrutimet në administratën publike ishte skajshmërisht I abuzuar dhe jo efektiv, nuik e arite qëllimin të cilin e kishte sepse kishte manipulime si nga ana e administratës ashtu edhe nga ana e qytetarëve që aplikonin për vende pune në administratën publike”, tha Fetai. 

Sa i përket 20% të gjuhës shqipe në Kushtetutë, Fetai theksoi se kjo çështje është ndarë qartë në reformën e administratës. Ai theksoi se 20% i referohet statusit zyrtar të gjuhës shqipe, dhe se, në nivel qëndror, nuk ka asnjë komunitet tjetër që arrin këtë përqindje.

“Ne e kemi thënë në vazhdimsi, jemi zotuar në vazhdimësi si aleancë për shqiptarët si koalicion VLEN për heqjen e 20% për sa I përket gjuhës shqipe në kushtetus dhe besoj së në momentin e parë që do të hapet kushtetuta për ti bërë ndryshimet e nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit do bëjmë përpjekjen maksimale që edhe qështja e definimit të 20% të gjuhës shqipe në kushtetutë të rregullohet më në fund, thotë Arben Fetai – zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mire”, deklaroi Fetai. 

Ndërkaq sa I përket numrit të përfaqësimit të shqiptarëvë ne adminsitratitë, Fetai thot se këto raporte duhet të miren nga advokati I popullit. Sipas tij, numri I përgjithëm I të punësuarve shiptarë kalon 20%.

Megjithatë sipas tij, përfaqësimi i grupeve etnike ka qenë problematike në disa institucione, duke përmendur si shembull Akademinë e Shkencave, ku përfaqësimi i shqiptarëve është tejet i mangët. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çiljeta Xhilaga nostalgjike! Këngëtarja kthehet pas në fëmijëri, ja si dukej ajo vite më parë

Story i radhës

Gabimet që Bëni Gjatë Ecjes të Cilat ju Dëmtojnë Gjunjët

Të fundit nga

ShkoLartë