Virgil van Dijk foli për nevojën që Liverpool të mbetet i bashkuar pas zhgënjimit të humbjes së tyre në Napoli mbrëmë.
Aventura e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri 2022/23 filloi me një humbje 4:1 kundër skuadrës italiane, Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradon.
Skuadra e Jurgen Klopp tani po përgatitet për vizitën e Wolverhampton në “Anfield Road” në Premier Ligë këtë fundjavë, dhe Van Dijk u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë së bashku dhe të kundërpërgjigjen.
“Jam tejet i dëshpëruar. Është e vështirë. Ne nuk jemi në formën më të mirë, në situatën më të mirë, por ne do ta rregullojmë këtë gjë, ky është besimi që kam. Neve na duhet njëri-tjetri, duhet të qëndrojmë së bashku jo vetëm si lojtarë por si klub i tërë. Ne nuk jemi robotë, po mundohemi të tregojmë paraqitje të mira dhe ndonjëherë mund të kesh probleme”, tha Van Dijk.
“Siç e thash, faktori kryesorë është të jemi së bashku. Na duhen të gjithë. Nëse fillojmë që të fajësojmë të tjerët dhe të mos shikojmë vetën, ose të krijojmë negativitet brenda klubit, atëherë nuk do të dalim nga kjo krizë. Jam tejet optimistë që ne do të këndellemi”, shtoi mbrojtësi holandez.
Ndeshja e radhës për Liverpoolin do të jetë në vikend, ku gjiganti anglez do ta pres në shtëpi, në stadiumin “Anfield Road”, skuadrën e Wolverhampton.