Refki Suma: Qeveria Kurti s’ka shumë arsye për akuza

March 16, 2022
1 minut lexim

Ish-kryetari i komunës se Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se kjo qeverisje nuk ka shumë arsye për akuza, sepse sipas tij, opozita e tanishme ka qenë për më shumë kohë në krye të qeverisë se sa qeveria aktuale.

“Opozita gjithmonë kritikon. Nëse nuk kritikon, nuk ke mundësi si të vish deri te pushteti, por s’ka shumë arsye për akuza sepse vetë kanë qenë në qeverisje shumë më tepër se sa është qeveria aktuale”, është shprehur Suma.

Suma, tutje tha se Qeveria Kurti e ka pasur fatin e keq që të përballet me kriza të ndryshme si ajo me energjinë, kriza me grurë e kriza të tjera, por sipas tij, edhe kur kritikohet një qeveri, kritikat duhet të jenë të tilla që t’i ndihmojnë asaj.

“S’ka pasur asnjëherë qeveri që nuk ka nevojë për kritikë, por kritikat duhet të jenë të tilla që i ndihmojnë qeverisë, e jo vetëm sa për ta kritikuar”, është shprehur Suma.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Biden: Ndihma e re për Ukrainën, 800 milionë dollarë

Story i radhës

Frika nga martesat e së njëjtës gjini, Kosova nuk i “hap rrugë” kodit të ri civil

Të fundit nga

Mot i vranët e me reshje bore sot në Kosovë

Gjatë natës në disa zona të Kosovës ka pasur intervale të reshjeve të borës të cilat do të vazhdojnë në shumë rajone edhe gjatë ditës së Mërkurë. Në viset malore priten intervale

Rrëzohet aeroplani i pasagjerëve në Kazakistan

Një aeroplan pasagjerësh u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën dhe raportet fillestare sugjeruan se kishte të mbijetuar, tha në një deklaratë Ministria e Emergjencave të vendit të Azisë Qendrore.
ShkoLartë