“Referendum për kryeministrin nëse PD fiton zgjedhjet”, Këlliçi: Nuk i kemi hyrë kësaj gare për pushtetin personal të Berishës

May 6, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, deklaroi se në rast fitoreje të PD-së, emri i kryeministrit të ri do të përcaktohet përmes një referendumi brenda partisë.

I ftuar në News24, ai la të kuptohet se nuk është e sigurt që ky do të jetë Sali Berisha.

“Berisha e ka thënë që prej një viti se nëse PD fiton, do të ketë referendum për të zgjedhur kryeministrin. Ai e mban fjalën,” u shpreh Këlliçi, duke theksuar se beteja politike nuk është për pushtet personal, por për të rikthyer demokracinë dhe shpresën tek qytetarët.

“Berisha është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare. Nuk ka hyrë në këtë betejë për ambicie apo karrige. I ka pasur të gjitha”, theksoi ai.

“Berisha e ka thënë se do ketë referendum nëse PD fiton zgjedhjet. E ka thënë prej një viti. Berisha e mban fjalën. Fokusi është këtu. Nuk i ka hyrë kësaj gare Berisha dhe PD për pushtetin personal të kujtdo, qoftë edhe Sali Berishës. Është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare sot. Ka qenë president kryeministër, kryetar i opozitës. Sali Berisha e ka vullnetin, po e tregon çdo ditë, është aktiv në disa mitingje brenda ditësh, në dhjetëra takime me qytetarë, konferenca ndërkombëtare, takime me të huaj, intervista. Berisha nuk ka hyrë në betejë për ambicie për ambicie, personale, as për karrige as për pushtet. I ka pasur të gjitha”, tha Këlliçi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Asmir Jahoskit, është pranuar garancia në para dhe pronë dhe janë caktuar masa kujdesi

Story i radhës

Murati kërkon që të merret shembull Bundestag-u për votimin e fshehtë në Kuvend

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë