Nëse ka një pyetje që e përndjek në çdo intervistë Redon Makashin, është “Kur do martohesh”. Jo vetëm kaq, por ka edhe pyetje të tjera personale që i bëhen vazhdimisht, si për shembull kush është partnerja e tij apo nëse do bëhet baba…
I ftuar në “E Diell” në rubrikën “Qysh e don shoqnia”, Redon Makashi në praninë e miqve të tij – Dashnor Dikos, Elinara Shehut, Bled Sejkos dhe Ardita Mullait – vendosi të djegë me pahir shaminë e beqarit.
Edhe pse e bëri show-n, i lumturoi miqtë dhe të gjithë e panë ritualin e djegies së shamisë aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve, në fund simbolika që Redoni donte të transmetonte ishte:
“Jeta ime është private dhe mos më pyesni më se kur do martohem!”
Me pak fjalë, mos guxoni më t’ia bëni këtë pyetje Redonit.