Reddit ka filluar të testojë versionin e tij të etiketave të verifikimit në platformë me një etiketë të re quajtur “Official.”
Sipas një postimi nga një administrator i Reddit, etiketa e re është në fazë të hershme testimi dhe e disponueshme vetëm për një numër të kufizuar organizatash të cilat kanë marrëdhënie ekzistuese me Reddit.
Kompania thotë se etiketa do të shfaqet krahas emrit të tyre njëlloj siç implementohen prirjet.
Reddit qartësoi se një gjë e tillë nuk duhet marrë si miratim apo promovim por thjeshtë si mënyrë për të identifikuar një llogari zyrtare.
Vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një testim nga ana e Reddit dhe është e paqartë nëse apo kur kompania do ta zgjerojë programin për të përfshirë më shumë përdorues sesa thjeshtë bizneset.
Qasja e Reddit duke klasike si ajo e Twitter duke verifikuar markat manualisht. Platforma si Instagram ju ofrojnë përdoruesve mundësinë e verifikimit kundrejt pagesës. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL