rebelohet mbrojtesi i bayernit 651d58b958be1

Rebelohet mbrojtësi i Bayernit

October 4, 2023
1 minut lexim

Te Bajerni ka një çështje “De Ligt”. Nga një titullar i padiskutueshëm në sezonin e kaluar, holandezi ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Tomas Tuhel.

Gjermani e ka lënë në stol mbrojtësin, i cili numëron 127 minuta të luajtura.

Një situatë e pazakontë për mbrojtësin, për të cilin Bajerni shpenzoi miliona të shumta për ta marrë nga Juventusi vitin e kaluar.

Por tani ai ka përfunduar në stol dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë. Siç raportojnë mediat gjermane, De Ligt ia ka shprehur një gjë të tillë vetë trajnerit Tuhel, duke i kërkuar llogari për situatën e tij dhe aktivizimin e paktë.

Jo vetëm kaq, por kjo situatë ka bërë që klube të tjerë të ndjekin me interes zhvillimet në Gjermani dhe gati të joshin holandezin.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane, por dhe ato italiane, ish-skuadra e tij, Juventusi dhe Barcelona janë gati t’i ofrojnë një mundësi, që nënkupton një vend titullari mbrojtësit 23-vjeçar. Juventusi është shfaqur i pari në horizont për shërbimet e holandezit. Bardhezinjtë janë gati ta afrojnë në formë huazimi lojtarin nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët me gjigantët bavarezë.

Juventusi është një mundësi konkrete për De Ligtin, duke qenë se ai ka qenë pjesë e bardhezinjve dhe e njeh mjaft mirë ambientin në Torino. Por Juventusi nuk është i vetëm në garë, sepse dhe Barcelona është gati t’i bëjë një vend në ekipin e Ksavit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet ne gostivar nje person per sulm fizik ndaj ish gruas se tij 651d57910f1f4
Story i mëparshëm

Arrestohet në Gostivar një person për sulm fizik ndaj ish gruas së tij

deputeti i beses zendeli nuk e merr ne mbrojtje liderin kasami cdo kush qe eshte i involuar ne veprime kunder ligjore duhet te pergjigjet video 651d5a5e10cd4
Story i radhës

Deputeti i Besës, Zendeli, nuk e merr në mbrojtje liderin Kasami, “Çdo kush që është i involuar në veprime kundër ligjore duhet të përgjigjet” (VIDEO)

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë