rebel flame ai grupi shqiptar qe bashkon rock un me inteligjencen artificiale 67d2e9207aeb4

“Rebel Flame AI” – Grupi shqiptar që bashkon rock-un me Inteligjencën Artificiale

March 13, 2025
1 minut lexim

Një frymë e re po lind në skenën muzikore shqiptare! Grupi “Rebel Flame AI”, i përbërë nga profesionistë të IT-së dhe inteligjencës artificiale, ka sjellë një stil unik, ku teknologjia dhe arti bashkohen në tingujt e rock-ut.

Muzika e tyre tashmë është e disponueshme në platformat kryesore si Spotify, Apple Music dhe Amazon, duke sjellë një zë të ri në rrymën alternative.

Me një stil të guximshëm dhe tekste që pasqyrojnë realitetin e sotëm, “Rebel Flame AI” ka filluar të tërheqë vëmendjen e publikut.

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, grupi publikoi një version të veçantë të poezisë “Zgjohu Kosovë” të poetit të madh Ali Podrimja, duke i dhënë asaj një interpretim modern dhe të fuqishëm.

Ky projekt është një dedikim i ndjerë për gjithë shqiptarët dhe një thirrje për të mos harruar rrënjët tona.

“Rebel Flame AI” sjell një mesazh të fuqishëm përmes muzikës së tyre, duke përshëndetur mbarë shqiptarët me këtë krijim të veçantë. Me talentin dhe pasionin e tyre, ky grup premton të sjellë projekte edhe më të mëdha në të ardhmen. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prokuroria themelore ne prizren jep detaje per arrestimin e 28 vjecarit te dyshuar per fajde 67d2e7f0c5b4e
Story i mëparshëm

Prokuroria Themelore në Prizren jep detaje për arrestimin e 28 vjeçarit të dyshuar për fajde

gemma 3 eshte modeli ai me i mire qe operon me nje cip te vetem grafik 67d2ec29ea1b7
Story i radhës

Gemma 3 është modeli AI më i mirë që operon me një çip të vetëm grafik

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë