rebecca passler kthehet te garoje bie poshte pezullimi per doping 698f0705c3031

Rebecca Passler kthehet të garojë, bie poshtë pezullimi për doping

February 13, 2026
1 minut lexim

Rebecca Passler, e pezulluar për doping, mund të marrë pjesë tashmë në Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina 2026. Vendimi është marrë Trupa Kombëtare e Apelit, që ka pranuar rekursin e sportistes italiane për pezullimin provizor.

Ajo kishte rezultuar pozitive ndaj një substance të ndaluar pas një kontrolli të bërë më 26 janar. Sportistja 24-vjeçare mund të marrë pjesë në garën e stafetës javën e ardhshme.

Pasi KAS-i deklaroi se nuk kishte juridiksionin për rekursin, sot Nadab njohu vlefshmërinë e marrjes së pavullnetshme, ose kontaminimin e pavetëdijshëm të substancës. Rebecca Passler do t’u bashkohet shoqeve të skuadrës nga e hëna e 16 shkurtit.

“Kanë qenë ditë të vështira, – tha Passler. – Kam besuar gjithmonë në pastërtinë time dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur: avokatët, federatën, familjarët dhe miqtë.

Tani mund të përqendrohem 100% te biathloni”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ka ca bullgare aty qe sdine mire as shqip me fole babai i elijones shkakton irritim me deklaraten per labinot
Lajmi i mëparshëm

“Ka ca bullgarë aty që s’dinë mirë as shqip me folë”, babai i Elijonës shkakton irritim me deklaratën për Labinot Rexhën

u shit nga prinderit tek pedofili epstein detaje tronditese per vogelushen madeleine mccann 698f07d04758c
Lajmi i radhës

U shit nga prindërit tek pedofili Epstein?/Detaje tronditëse për vogëlushen Madeleine McCann!

Të fundit nga

ShkoLartë