“Realizuesi i ëndrrës së shqiptarëve” – Talat Xhaferi dekorohet në Shqipëri si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni

January 20, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i propozuar që të bartë edhe postin e kryeministrit teknik në 100 ditët e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke u bërë kështu edhe kryeministri i parë shqiptar, është dekoruar në Shqipëri, transmeton TV21.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë (CCIT awards 2024), ka vendosur t’ia japë Xhaferi çmimin e parë si “realizuesi i ëndrrës shqiptare”, duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhaferi, duke ndarë momente nga ndarja e çmimit.

“Jam i nderuar të marr çmimin për arritjet në politikë dhe për vlerat e komunitetit dhe integrimit. Më ka prekur veçanërisht njoftimi se çmimi i dhënë është edhe për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve”, shkroi Xhaferi.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pritet të jetë Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi vlerësohet me çmim nga CCIT Awards

Story i radhës

Çudiç: Ja kush e solli Bosnjë-Hercegovinën në prag lufte

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë