realizohet nderhyrja e pare miniinvazive per heqjen e tumorit te kokes me endoskop ne shqiperi 6508b15329166

Realizohet ndërhyrja e parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës me endoskop, në Shqipëri!

September 18, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar realizimin e ndërhyrjes së parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se metodika shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

“Për herë të parë, në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.

Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë”- tha Koçiu.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ziadin sela nuk jam larguar nga politika 6508b0237f58f
Story i mëparshëm

Ziadin Sela: Nuk jam larguar nga politika

izet sadiku secila grua qe ben mamografine 7 dite falas udhetim me trafikun urban 6508b1585d61d
Story i radhës

Izet Sadiku: Secila grua që bën mamografinë, 7 ditë falas udhëtim me Trafikun Urban

Të fundit nga

​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

5 Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës
ShkoLartë