Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Real Valladolid me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të.
Mbretërit e nisën shumë mirë takimin duke krijuar disa raste para portës së Real Valladolid.
Marco Asesion, Vinicius Junior dhe Karim Benzema kishin raste të mira, por nuk mund të qëllonin.
Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë, por në fund u bë interesante, kur Real Madridi fitoi penallti.
Zhvillohej minuta e 83-të, kur Karim Benzema shënoi nga pika e bardhë për 1-0.
Në minutën e 89-të, erdhi edhe goli i dytë nga fituesi i ‘Topit të Artë’, që shënoi pas asistimit të Eduardo Camavingas për 2-0.
Me këtë fitore Real Madridi mori përkohësisht pozitën e parë me 38 pikë, një më shumë se Barcelona.