Kampioni evropian, Real Madrid, është duke konsideruar të bëjë një ofertë prej 90 milionë eurosh për yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Por, gjiganti spanjoll nuk do të mund ta transferonte Bellingham këtë verë pasi që veçse e kanë mbushur kuotën e tyre për transferime të lojtarëve joevropian.
Por, siç raporton “Cadena SER”, Reali dëshiron ta finalizojë një marrëveshje për yllin anglez këtë verë që ai t’i bashkohet skuadrës para sezonit 2023/24, në një kontratë për pesë ose gjashtë vite.
Sidoqoftë, në garë për shërbimet e Bellingham është edhe Liverpooli, por këta të fundit nuk janë optimistë që mund ta kompletojnë transferimin e 18 vjeçarit, pasi që Borussia Dortmundi nuk do ta lëshojë lehtë edhe një yll tjetër, pas largimit të Erling Haaland.