Real Madrid po kthehet në lojën dhe rezultatet e zakonshme teksa ka mundur që të fitojë një javë më parë me Panathinaikos që i mori titullin në maj dhe sot me kryesuesen e renditjes, Cërvena Zvezda 95:72.
Pas një nisje të dobët të sezonit, tashmë madrilenët kanë marrë nën kontroll fatin e tyre dhe këtë e tregon dominimi i sotëm pasi që në periodën e parë mundën të krijonin një diferencë me 12 pikë.
Në periodën e dytë avantazhi thellohet dhe tregon një sulm shumë të rrjedhshëm për spanjollët dhe anasjelltas skuadra serbe që nuk arrin dot të krijojë sulme të qarta si dhe duke humbur shume gjuajtë në pozicione të përshtatshme.
Pjesa e dytë nis me Realin që fillimisht e con në +19 pikë e më pas në +24 pikë dhe për Zvezdën nuk ka më asnjë shpresë. Në periodën e tretë, Reali i frohet +30 pikë diferencë dhe aty trajneri Chus Mateo fut edhe djemtë e rinj nga stoli.
Në minutat e fundit madrilenet kishin ne fushe Gonzales 18 vjec dhe Gueje 17 vjec.
Ndërkohë që për Zvezdën mungoi për shkak dëmtimi Nedovic dhe Bolomboi , lojtarë të formacionit të parë si dhe u dëmtua edhe Giedraitis gjatë ndeshjes së sotme. Me këtë fitore, Reali ngjit 5 pozicione duke kaluar në vend të 4-ët dhe Zvezda humbet kryesimin duke zbritur ne vend të 2-të.
Burimi: botasot.info