reali pershpejton planin e jude bellingham per te mposhtur rivalet e premier liges 63ac1c03abf9c

Reali përshpejton planin e Jude Bellingham për të mposhtur rivalët e Premier Ligës

December 28, 2022
1 minut lexim

Kampioni evropian, Real Madrid po planifikon të përshpejtojë planin për ta transferuar Jude Bellingham, për shkak të interesimit serioz nga Premier Liga në yllin anglez.

Krerët e Realit kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e Bellingham gjatë Kupës së Botës, dhe kampi i lojtarit është i vetëdijshëm për interesimin nga gjiganti spanjoll.

Tani, siç bëhet e ditur nga “Marca”, Reali po planifikon të provojë dhe t’i mposht në garën për transferimin e Bellingham, treshen angleze, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City.

Faqja e parë e “Marcas” sot shfaqi një fotografi të mesfushorit të Borussia Dortmundit së bashku me titullin “Përshpejtimi për Bellingham”.

Dortmundi e ka bërë të qartë që Bellingham mund të largohet në fund të sezonit aktual, megjithëse Reali tashmë ka qenë në kontakt me yllin 19 vjeçar për një vit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

percaktohet vlera maksimale e kostove te kredise jo cdokush do te mund te jep kredi 63ac187eec3dd
Story i mëparshëm

Përcaktohet vlera maksimale e kostove të kredisë, jo çdokush do të mund të jep kredi

helmohen nga ushqimi disa studente ne shtepine studentore pellagonia 63ac20f05bd33
Story i radhës

Helmohen nga ushqimi disa studentë në shtëpinë studentore ”Pellagonia”?!

Të fundit nga

ShkoLartë