reali per fitore e chelsea per remontada ja formacionet zyrtare 6255c0bea438f

Reali për fitore e Chelsea për “remontada”, ja formacionet zyrtare

April 12, 2022
1 minut lexim

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet super ndeshja mes gjigandit spanjoll Real Madrid dhe kampionit aktual evropian Chelsea, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Sot do të mësojmë se cila nga këto dy skuadra do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale të kësaj gare, ku në ndeshjen e kaluar të zhvilluar në “Stamford Bridge”, Reali e mposhti Chelsean me rezultat 3:1.

Ndërkaq, në këtë përballje të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në La Liga, respektivisht në Premier Ligë, ku Reali e mposhti me rezultat 2:0 Getafen, kurse Chelsea e shkatërroi Southamptonin me rezultat 6:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Carlo Ancelottin nuk do të paraqiten Hazard, Isco, Militao dhe Vallejo, kurse te Thomas Tuchel mungojnë Barkley, Chilwell, Hudson-Odoi dhe Lukaku.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Alaba, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Vinicius, Benzema

Chelsea (3-4-3): Mendy; Silva, Rudiger, Alonso; James, Kante, Kovacic, Loftus-Cheek; Mount, Havertz, Werner

21:00 Real Madrid – Chelsea (Stadiumi Santiago Bernabeu)

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kuvendi e perfundoi debatin per ndryshimet e ligjeve per mbrojtje sociale dhe per nepunes te administrates 6255bcf995b70
Story i mëparshëm

Kuvendi e përfundoi debatin për ndryshimet e ligjeve për mbrojtje sociale dhe për nëpunës të administratës

pse vaji i bajames eshte i mire per lekuren 6255c0c37813a
Story i radhës

​Pse vaji i bajames është i mirë për lëkurën?

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë