Real Madridi mezi ka fituar tre pikë në konak të Valencisë.
Reali spektakolar e me rikthimim në finish të takimit.
Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Valencisë në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të të kampionatit spanjoll.
Tre gola të shënuar, një penallti e humbur dhe një lojtar me karton të kuq.
Në minutën e 79-të, Vinicius Junior i Realit, është përjashtuar me karton të kuq.
Në minutën e 55-të, Jude Bellingham dështoi nga penalltia. Vendasit kaluan në epërsi me golin e lojtarit Duro në minutën e 27-të.
Kroati Luka Modriç ka barazuar rezultatin falë asistimit të Bellingham në minutën e 85-të. Bellinhgam në minutën e 90+6 shënoi për fitoren (1:2) e Realit.
Real Madrid kryeson me 43 pikë e Valencia zë pozitën e 19-të me 12 sosh.
Burimi: botasot.info