Reali kërkon Muriqin nga Mallorca.
Real Madridi ka kthyer sytë nga Vedat Muriqi, i cili momentalisht është një nga sulmuesit më në formë të La Liga-s.
Për klubin që ka aktualisht kartonin, Mallorca-n, 15 milionë eurot e propozuara nuk janë të mjaftueshme dhe ndoshta as 20 nuk do të mjaftonin.
Kjo pasi 45% e rishitjes së kosovarit do të përfundonte në xhepat e Lazios, me Taren që po e ndjek nga afër dhe shpreson që marrëveshja të realizohet, edhe sepse me mbledhjen e këtyre shifrave, raporti i likuiditetit të klubit të Lazios do të zhbllokohej.