reali kerkoi per ta zhvendosur ndeshjen ndaj alavesit la liga nuk e aprovoi 67fa54a627022

Reali kërkoi për ta zhvendosur ndeshjen ndaj Alavesit, La Liga nuk e aprovoi

April 12, 2025
1 minut lexim

Real Madridi ka kërkuar nga La Liga që ndeshjen kundër Deportivo Alaves të zhvendos nga e diela në të shtunën, por kërkesa e tyre është refuzuar, edhe pse kundërshtari i Los Blancos nuk kishte asnjë kundërshtim.

Sot (e shtunë) do të luajnë në kampionatet vendase çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve si Bayern Munich, Inter, Arsenal, Aston Villa dhe Borussia Dortmund.

Ndeshja Nantes – PSG u ricaktua nga 13 prilli në 22 prill me kërkesë të PSG-së, pasi klubi donte më shumë kohë për t’u rikuperuar para ndeshjes kthyese ndaj Aston Villas.

Megjithatë, kështu nuk do të ndodh edhe me Real Madridin, pasi klubi mbretëror do të luajë nesër (e diele) ndaj Alavesit në La Liga.

Edhe përkundër kërkesës së tyre në La Liga për ta zhvendosur për një ditë ndeshjen kampionale, shkaku që të ketë më shumë kohë për ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit, Los Blancos u refuzuan.

Befasia është se ekipi kundërshtar nuk pati asnjë kundërshtim, por drejtuesit e La Ligës nuk e morën parasysh, duke i qëndruar parimor vendimeve të veta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

krasniqi vuciqi e ka kopjuar modelin e millosheviqit per perdorimin serbeve te kosoves ky eshte paralajmerimi i tij 67fa50e75a85d
Story i mëparshëm

Krasniqi: Vuçiqi e ka kopjuar modelin e Millosheviqit për përdorimin serbëve të Kosovës – ky është paralajmërimi i tij!

ererat e fuqishme dhe breshri godasin kinen pamje nga stuhia qe ka kapluar vendin 67fa582ae6b5b
Story i radhës

Erërat e fuqishme dhe breshri godasin Kinën – pamje nga stuhia që ka kapluar vendin

Të fundit nga

ShkoLartë