Rafael Leao e kaloi një sezon fantastik në fanellën e Milanit.
Sulmuesi portugez ishte protagonist tek “Rossoneri” duke i ndihmuar ata të shpallen kampionë të Italisë pas 11 vjetësh pritjeje.
Dhe, 22 vjeçari ishte protagonist edhe mbrëmë në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos, kur i bëri tre asistime.
E paraqitjet e këtij sezoni të 22 vjeçarit u kanë rënë në sy gjigantëve të futbollit evropian.
Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se Leao është bërë objektiv i Real Madridit.
Gjiganti spanjoll dështoi ta transferojë Kylian Mbappen, ndërsa tash i është vënë pas sulmuesit të rrezikshëm portugez.
Leao i ka realizuar 11 gola në 34 paraqitje këtë sezon në “San Siro”.
Ai është i lumtur në Milano, por një ofertë e papërmbajtshme mund t’ua ndërronte mendjen drejtuesve të Milanit.
Natyrisht, edhe për lojtarin do të ishte një privilegj të luajë në klubin më të suksesshëm në histori të futbollit.