Real Madridi do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich, duke prodhuar një tjetër klasike të madhe evropiane përpara se të shkohet në “Wembley”.
Skuadra e Carlo Ancelottit do të jetë sfidën e parë në Munich pa mbrojtësin Daniel Carvajal, i cili është ndëshkuar me karton të verdhë mbrëmë në “Etihad” dhe do të jetë i skualifikuar në gjysmëfinale.
Carvajal është një nga liderët e skuadrës dhe futbollistët më me përvojë të Real Madridit.
Madrilenët eliminuan Manchester Cityn e Guardiolës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, ndërkaq Bayerni e eliminoi Arsenalin.