Real Madrid thuhet se ka hartuar një plan për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku, mes spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij në “Stamford Bridge”.
Reprezentuesi belg ka shënuar vetëm pesë gola në 19 paraqitje në Premier Ligë këtë sezon, dhe ka tronditur drejtuesit e Chelseat me komentet në fillim të sezonit për rikthimin në Inter.
Lukaku u rikthye në “Stamford Bridge” verën e kaluar, por duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa që 28-vjeçari të largohet sërish në fund të sezonit, me Interin, Paris Saint-Germainin, Bayernin dhe Barcelonën që thuhet se janë të në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij.
“Football.london” raporton se skuadra e Carlo Ancelottit do të bëjë një tentativë për Lukakun vetëm nëse përpjekja e tyre për Kylian Mbappe të PSG-së dhe Erling Braut Haaland të Borussia Dortmundit dështon.
Çmimi që Chelsea raportohet se e ka caktuar për sulmuesin bleg është 90 milionë euro.