Barcelona e bën hapin e parë drejt finales së madhe të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Real Madridi nuk ia doli në sfidën e parë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Barcelona, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Ndeshje e mirë nga të dy skuadrat por Barcelona ia doli në ballafaqimin e parë dhe tani më e qetë e pret përballjen e kthimit në “Camp Nou”.
Një veprim i shpejt i Barcelonës, rezultoj me gol në minutën e 27-të.
Futbollisti Eder Militao duke tentuar të pastrojë situatën, ka shënuar autogol dhe i ka mjaftuar Barcelonës që të kthehet ballëlart nga sfida me rivalin e përbetuar e të përjetshëm.
Në minutën e fundit, Rodrygo u përpoq por goditja e tij nga rreth 20 metra shkoi jashtë shtyllës së majtë të Barcelonës,
Humbje që e bën me dhimbje koke trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, ndërsa Xavi i Barcelonës tani ka komoditetin për ballafaqimin e kthimit.