Real Madridi refuzoi të nënshkruante me Neymarin në afatin e verës, mediumi spanjoll zbulon arsyet

min lexim

Real Madridi raportohet se refuzoi mundësinë për transferimin e Neymarit në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Te Paris Saint-Germaini ishin të interesuar ta shisnin sulmuesin brazilian, teksa atë ia ofruan disa klubeve të mëdha evropiane.

Real Madridit iu dha gjithashtu mundësia për të nënshkruar me Neymarin, por kjo nuk ndodhi – sipas “El Nacional”.

“Los Blancos” po kërkonin të forconin sulmin e tyre këtë verë, por dështuan me një përpjekje për të nënshkruar me Kylian Mbappen.

Pas largimit të Gareth Bale dhe duke marrë parasysh se kontrata e Marco Asensios skadon në verën e vitit 2023, për kampionët e Spanjës vazhdon të shihet si e nevojshme për të nënshkruar me një sulmues.

Neymari ishte një zgjedhje e mundshme për Ancelottin, por klubi nga kryeqyteti spanjoll zgjodhi të mos e ndiqnin lojtarin.

Aspektet financiare të transferimit e bënë çdo marrëveshje një çështje jashtëzakonisht të kushtueshme, e cila ishte një nga arsyet pse Real Madridi nuk tregoi interes për 30-vjeçarin.

Klubi thuhet se gjithashtu vendosi të tregohet i kujdesshëm, pasi Neymar kritikohet shumë për jetën e natës – probleme që iu kanë shfaqur te Barcelona, por edhe te Paris Saint-Germaini.

Manchester City ishte raportuar si klubi tjetër që kishte refuzuar mundësinë për të transferuar reprezentuesin e Brazilit.

Sidoqoftë, Neymar e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin 2022/23 me Paris Saint-Germainin.

Ai ka regjistruar gjashtë paraqitje deri më tani në Ligue 1 dhe një në Ligën e Kampionëve, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Punime në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Story i radhës

Kronika e një greve të paralajmëruar

Të fundit nga