real madridi po planifikon te perforcohet 62617421ea820

Real Madridi po planifikon të përforcohet

April 21, 2022
1 minut lexim

Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë verës që po vjen.

“Los Blancos” fillimisht do të “pastrohen”, pasi pritet largimi i Gareth Balet e Eden Hazardit.

E më pas, “Mbretërit e Spanjës” do të intervenojnë me prurje të reja në “Santiago Bernabeu”.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se klubi spanjoll ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munichut, Serge Gnabry.

Raportimet e fundit thonë se gjiganti bavarez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me lojtarin dhe bisedimet janë ndalur tashmë.

Për këtë arsye, klubi nga “Allianz Arena” është i gatshëm ta shesë sulmuesin e rrezikshëm gjerman.

26 vjeçari me këtë rast mund të përfundojë në Madrid nëse palët arrijnë marrëveshje.

Ky pa dyshim do të ishte një përforcim i madh për madrilenët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shoqatat kerkojne qe shteti ti frenoje permbaruesit 626173343aae6
Story i mëparshëm

Shoqatat kërkojnë që shteti t’i frenojë përmbaruesit

ky eshte serumi bio qe largon celulitin dhe varicet nga kembet tuaja 62617426af6f4
Story i radhës

Ky është serumi bio që largon celulitin dhe varicet nga këmbët tuaja

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë