Real Madrid ndan rrugët me heroin e Champions League, sulmuesi largohet drejt Katarit

1 minut lexim

Real Madrid ndan rrugët me Joselu. Futbollisti spanjoll që rezultoi mjaft i rëndësishëm në këtë sezon me “Los Blancos”, teksa shënoi dy gola vendimtarë në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Bayern Munich, ka vendosur të vijojë karrierën në Katar me klubin e Al-Gharafa.

34-vjeçari, iu bashkua skuadrës së “Los Blancos” në verën e shkuar ndërsa kjo ishte periudha e dyta me Real Madrid pasi më herët Joselu, është aktivizuar me kryeqytetasit edhe në vitin 2011/2012.

Gjatë këtij sezoni me Realin, Joselu fitoi Champions League, LaLiga dhe SuperKupën e Spanjës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kjo veturë sportive elektrike karikohet më shpejt se çdo veturë tjetër

Story i radhës

Eno Popi zbulon intervistën më të veçantë, zgjedh mes Bora Zemanit dhe Ledion Liços

Të fundit nga