Real Madrid kundër Shakhtar kërkon fitoren e radhës

min lexim

Liga e Kampionëve rikthehet sot me ndeshjet radhës në fazën e grupeve.

Kryendeshja e natës së sontme luhet në Grupi E, ku Milani i bën ‘konak’ Chelseas.

Kampionët e Italisë synojnë hakmarrje për humbjen e pësuar një javë më parë në Londër. Kjo sfidë parashikohet të jetë e zjarrtë sepse pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për të kaluar në rrethin tjetër. Aktualisht të dy skuadrat kanë nga katër pikë.

Ndërkaq, kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid kundër Shakhtar kërkon fitoren e radhës për të siguruar kalimin në rrethin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian. ‘Los Blancos’ kryesojnë grupin me nëntë pikë, pesë më shumë së Shakhtar.

Sfidë interesante është edhe dueli Borussia Dortmund – Sevilla, takim ky që luhet në kuadër të Grupit G. ‘Milionerët’ e Gjermanisë kërkojnë trepikëshin dhe për të bërë hapin gjigant për kualifikimin në rundin tjetër të garave.

Në Grupin H josh dueli PSG-Benfica. Ky duel pritet të jetë i ‘nxehtë’ pasi që të dy skuadrat kryesojnë grupin me nga shtatë pikë të tubuara, katër më shumë së Juventusi që luan në udhëtim tek Maccabi.

Grupi E

21:00, Milan-Chelsea

21:00, Dinamo Zagreb-Salzburg

Grupi F

21:00, Celtic-Leipzig

21:00, Shakhtar-Real Madrid

Grupi G

18:45, Copenhagen-Man City

21:00, Borussia Dortmund-Sevilla

Grupi H

18:45, Maccabi-Juventus

21:00, PSG-Benfica

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Urime dhe qoftë i përjetshëm Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori

Story i radhës

​Kiev: Mos i injoroni sirenat, thonë ukrainasit

Të fundit nga