Real Madridi dhe Chelsea do ta luajnë ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions Leagues, në orën 21:00.
“Los Blancos” i presin “blutë” pas një avantazhi komod, 3-1, të krijuar në përballjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”.
Ndonëse ka kohë deri në publikimin e 11-shëve zyrtare, përafërsisht parashikohet se si do ta fillojnë sfidën të dyja ekipet.
Ua përcjellim më poshtë formacionet e mundshme të Real Madridit dhe Chelseat.
Real Madrid (4-3-3): Courtuis; Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christiensen, Thiago Silva, Rudiger, Reece James, Kante, Kovacic, Alonso, Pulisic, Mount; Havertz.