Real arrin marrëveshjen me Haalandin?

February 18, 2022
1 minut lexim

Real Madrid, përveç Kylian Mbappe, kërkon t’i dhurojë vetes edhe Erling Haaland. Sipas Sport, klubi spanjoll ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e sulmuesit norvegjez.

Siç ka shkruar e përditshmja katalanase, në fund të janarit duket se është zhvilluar një takim në Monako, ku Los Blancos kanë shkuar për të negociuar blerjen e Aurelien Tchouameni me agjencinë Excellence Sport Nation: nga njëra anë kanë qenë drejtuesit e klubit spanjoll, nga tjetra Rafaela Pimenta (avokat brazilian dhe krahu i djathtë i Mino Raiola-s) dhe Alf-Inge Haaland, babai i sulmuesit.

Ideja është që të merret menjëherë në Spanjë ish-lojtari i Salzburg-ut, pavarësisht se në Gjermani janë të bindur se Haaland do të qëndrojë te Dortmund edhe për një sezon.

Më pas duhet gjetur marrëveshja me klubin verdhezi: niset nga një bazë 75 milionë euro, shifër që Florentino Perez synon ta ulë duke përfshirë në marrëveshje Luka Joviq.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Saliu: Në Maqedoni ka persona që jetojnë që 30 vjet dhe nuk kanë marrë nënshtetësi

Story i radhës

Rihanna me xhaketë leopardi në vlerë prej 935 eurove, zbulon barkun

Të fundit nga

ShkoLartë