Reagon PSG: Lajme histerike, le t’i injorojmë

1 minut lexim

Shumë po flitet për mundësinë e largimit të Kylian Mbappe nga PSG, por kampionët e Francës kanë mohuar zërat e merkatos, që lidhen me pakënaqësit e yllit francez tek ekipi i drejtuar nga Glatier.

RMC Sport sjell mohimin e klubit kryeqytetas:

“Çdo ditë del diçka e re: Mbappe dëshiron të shkojë te Liverpooli ose Reali i Madridit. Fatkeqësisht, herë pas here i pësojmë këto sulme, të cilat rezultojnë absurde totale.

Klubi vazhdon të bëjë punën e vet, skuadra nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, kështu që ta injorojmë këtë histeri”, përfundon reagimi i kampionëve të Francës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kongresi i 20-të i Partisë në Kinë, pritet të konsolidojë pozitën e Presidentit Xi

Story i radhës

6 situata në të cilat nuk duhet të harxhoni fare, po fare nga energjia juaj

Të fundit nga