Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino foli për mediat për fazën përgatitore që po kryen me Chelsean.
Ai u shpreh se ka mbetur i kënaqur nga paraqitje e “bluve” të Londrës pas fitoreve ndaj Vreksamit,
Brigtohtonit dhe Fullhamit, si dhe një barazim 1-1 me Njukasëllin, gjatë turneut të tyre parasezonal në Amerikë.
Argjentinasi ishte i kujdesshëm në lidhje me ndikimin e itinerarit të udhëtimit në skuadrën e tij, ndërsa përgatiten për një ndeshje finale kundër Borusia Dortmundit në Chicago të enjten.
“Ne ndonjëherë besojmë se lojtarët janë makina por ata nuk janë makineri”, tha Pochettino, i cili u pyet nëse Chelsea po planifikonte një tjetër miqësore kur të kthehej në Londër këtë fundjavë.
“Ata luajnë çdo tre ditë, flenë në një shtrat me jastëkë të ndryshëm çdo tre ditë, duhet të flasim dhe të analizojmë për të dhënë mesazhin e duhur.
Ne vendosëm të mos luajmë në fundjavë pasi do të ishte një rrezik i madh dhe duam të japim pak pushim pasi ata kanë nevojë pas 20 ditësh. Ky është parasezoni që gjetëm këtu kur mbërritëm”, tha mes tjerash trajneri argjentinasi.