Reagon MPJ Maqedoni: Kërkojmë ndjesë për lëshimin me flamujt në takimin me ministren Fajon

min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dalë me njoftim për gabimin e bërë gjatë vizitës së ministres sllovene në Shkup.

MPJ kërkon ndjesë për lëshimin siç thonë, pa dashje, gjatë përdorimit të flamurit të vogël në takimin tet-a-tet të të ministres Tanja Fanon me ministrin Bujar Osmani, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve.

Njëherazi na lejoni të ju informojmë se takimi dhe e gjithë vizita e Ministres, Fajon u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore, me porosi të rëndësishme që u shkëmbyen në takime, ashtu siç dhe u ndanë me opinionin”.

Ndonëse nuk mund të ketë arsyetim për lëshimin e bërë, Ministrja me mirëkuptim të plotë e pranoi gabimin si të paqëllimshëm, pa asnjë ndikim në suksesin e takimeve dhe vizitës”.

Informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme do t’i shtojë më tej kontrollet protokollare, me qëllim që në të ardhmen të mos të përsëritet lëshim i këtillë”, thonë nga MPJ.

Story i mëparshëm

Interneti satelitor Starlink po vjen në fluturime ajrore në 2023

Story i radhës

RMV, Qeveria mori vendim për disa kategori bursash për nxënësit e shkollave të mesme

Të fundit nga