Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ekziston asnjë dëshmi që ia mundëson Behgjet Pacollit, pronësinë mbi Hotelin Grand në Prishtinë.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojnë askujt.
“Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se “E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë”.
“Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.
Burimi: botasot.info