Reagon ministri italian: Tre ushtarë tanë morën lëndime të rënda në Mitrovicë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është shprehur i shqetësuar për situatën në Veriun e Kosovës.

Ai theksin e ka vënë te ushtarët e KFOR’it italianë 11 prej të cilëve u lënduan – dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

Situata në Veriun e Kosovës ka qenë e tensionuar gjatë së hënës.

Pasi trupat e KFOR’ut u vendosën afër objekteve të komunave veriore, protestues serbë filluan përleshjen e cila vazhdoi më pas. 

Story i mëparshëm

Do të rikandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike? I riu në Durrës pyet Bashën: Për çfarë po e bën këtë fushatë?

Story i radhës

Osmani: Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Të fundit nga