Reagon kompania e Ferronikelit, pasi punëtorët u penguan në punë

April 7, 2022
1 minut lexim

Kompania ‘Ferronikeli’ ka reaguar pasi disa punonjës dhe kontraktorë të kësaj kompanie janë kërcënuar dhe penguar dje gjatë kryerjes së punës.

Përmes një komunikate për media kjo kompani ka treguar se kjo nuk është hera e parë që punëtorët e tyre kërcënohen dhe pengohen në punë.

“Sikurse disa herë më parë, punëtorët e kompanisë, u penguan, fyen, kërcënuan dhe kanosën në prezencë të zyrtarëve policorë, gjatë përpjekjeve për të punuar. Ky bllokim i përsëritur po shqetëson dhe po krijon vonesa në rifillimin e punës në fabrikën e “NewCo Ferronikeli”-t ndërkohë që organet e zbatimit të ligjit veprojnë në mënyrë jo-proporcionale përballë situatës së qartë, duke mos garantuar të drejtën në pronë dhe sigurinë e punëtorëve”, thuhet në  këtë reagim.

Kujtojmë se dje ka pasur një përplasje mes banorëve të asaj pjese dhe punëtorëve të Ferronikelit, ku këta të fundit thonë se janë penguar në kryerjen e detyrave të tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Habit Rama: Nuk është aferë korruptive, por…

Story i radhës

U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të fundit nga

ShkoLartë