reagon klubi i futbollit ne te cilin luante 19 vjecari i vrare mbreme ne vushtrri 67e12c043a6aa

Reagon klubi i futbollit në të cilin luante 19-vjeçari i vrarë mbrëmë në Vushtrri

March 24, 2025
1 minut lexim

Klubi i futbollit FC Mitrovica ku më parë luante Ardit Zymeri, 19-vjeçari i vrarë mbrëmë në Vushtrri, ka reaguar me një telegram ngushëllimi, duke e cilësuar humbjen e tij si një ngjarje të dhimbshme dhe të papranueshme.

“Në orët e vona të natës të ditës së diel morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë”.

“Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi”, thuhet në reagimin e klubit.

Në emër të kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zymeri dhe shoqërinë e Arditit, duke bërë thirrje për parandalimin e rasteve të tilla tragjike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sot i jepet lamtumira e fundit 19 vjecarit qe u vra mbreme ne vushtrri 67e1288143a72
Story i mëparshëm

Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në Vushtrri

turqia ndaloi nente gazetare qe po mbulonin protestat kunder arrestimit te imamoglut thote unioni 67e12fc3913b9
Story i radhës

Turqia ndaloi nëntë gazetarë që po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut, thotë unioni

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë