reagon ish ministri kuci nuk kam asgje per te fshehur gjithmone kam zgjedhur te veproj me ndershmeri dhe qetesi 67fa42240be30

Reagon ish ministri Kuçi: Nuk kam asgjë për të fshehur, gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi

April 12, 2025
1 minut lexim

Ish ministri i ekonomisë dhe ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Norvegji Driton Kuçi përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit me ç’rast përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë e tij në Shkup.

Kuçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ.

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.

Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm.

Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.

Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit!

Screenshot 20250412 121330 Facebook

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

edita tahiri tregon se pse nuk u martua kurre 67fa3de951ed2
Story i mëparshëm

Edita Tahiri tregon se pse nuk u martua kurrë

reagon bdi ne jemi tpafajshem skemi vjedhe 67fa422722e44
Story i radhës

Reagon BDI: Ne jemi t’pafajshëm, s’kemi vjedhë

Të fundit nga

OVL-UÇK reagon për vizitën e Trendafilovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e paralajmëruar për 13 maj, është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës. Në
ShkoLartë