reagon fc ferizaj ne jemi te paster ashtu sic eshte djersa e mundi i lojtareve tone 6475977c78b29

Reagon FC Ferizaj: Ne jemi të pastër, ashtu siç është djersa e mundi i lojtarëve tonë

May 30, 2023
1 minut lexim

Klubi i Futbollit, Ferizaj, ka reaguar pasi iu lakua emri për ndeshjen ndaj Dukagjinit, në xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Ferizaj thotë se është e gatshme të përballet në secilën instancë që ftohet.

“FC Ferizaj, është e gatshme të përballet në secilën instancë që ftohet. Ne nuk kemi pse të fshihemi, jemi për drejtësi, fair-play e mbi të gjitha e konsiderojmë jetike faktin që e vërteta duhet të dalë në dritë”.

“Ne jemi të pastër, ashtu siç është djersa e mundi i lojtarëve tonë, që kanë punuar e luftuar shumë në sezonin pranverorë”.

Ata kanë ftuar organet brenda FFK-së që të merren me rastin.

“Edhe një herë ftojmë organet përgjegjëse brenda Federatës së Futbollit që të merren me rastin. Pastërtia jonë nuk mund të njolloset”.

“Sikur të ishte ndryshe, FC Ferizaj çështjen e mbijetesës do ta zgjidhte qysh moti. Sikur të ishte ndryshe, nuk do vinte puna që xhiroja e fundit të përcaktonte të ardhmen tonë”.

“Por ne nuk dijmë ndryshe. Ne besojmë fuqishëm në vlerat sportive, avokojmë për meritokraci. Kemi humbur ndeshje, kemi uruar kundërshtarët. Nuk jemi ankuar asnjëherë në referim”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ndergjegjja nuk eshte opiumi i njerezve 647595db12414
Story i mëparshëm

Ndërgjegjja nuk është opiumi i njerëzve

bekteshi nuk ka vazhdim te mases per ngrirje te cmimeve te produkteve bujqesore rryma nuk do te shtrenjtohet 6475977f8d0c1
Story i radhës

Bekteshi: Nuk ka vazhdim të masës për ngrirje të çmimeve të produkteve bujqësore, rryma nuk do të shtrenjtohet

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë