Facebook ka njoftuar se ka një problem teknik për disa përdorues të këtij rrjeti social.
Në njoftimin e tyre thuhet se janë duke punuar për të gjetur zgjedhje për problemin.
“Jemi të vetëdijshëm se një problem teknik po ndikon tek disa përdorues në aksesimin e Facebook-ut.
Po punojmë që ta rikthejmë situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info