Reagon Enver Hoxhaj: Rezoluta e OKB-së të miratohet edhe nga Kuvendi ynë

min lexim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, pas miratimit të Rezolutës së OKB-së për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ka thënë se epoka e mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës duhet luftuar.

Kështu u shpreh ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Miratimi i Rezolutës së OKB-së për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë është një fitore e së vërtetës mbi revizionizmin.”, ka shkruar ai.

Një muaj më parë, Hoxhaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të futet në rend dite edhe votimi i kësaj Rezoluteje, në ditën që OKB jep miratimin e saj.

“Një muaj më parë kërkova edhe nga Kryesia e Kuvendit që kur OKB aprovon këtë rezolutë, të njëjtën ta bëjë edhe Kuvendi ynë, meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Serbia ka përgjegjësinë për gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë dhe duhet të përballet me të kaluarën e saj. Epoka e mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës duhet luftuar, me qëllim që ajo kurrë të mos rikthehet në rajon!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Story i mëparshëm

Vuçiq ende në iluzione: Në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën

Story i radhës

Spasovski: Nuk ka deputet të LSDM-së të cilët do të mbështesin shumicën aktuale

Të fundit nga