Ndërkohë, lidhur me kronikën e Klna M, përmes një komunikate kanë reaguar nga EMV-ja.
Sipas tyre, të punësuarit në SHA EMV kanë për obligim ta respektojnë rendin e punës dhe disiplinës konform ligjit për marrëdhënie pune dhe akteve interne të punëdhënësit, kurse mosrespektimi I tyre bart përgjegjësi.
SHA EMV thotë se gjatë periudhës së kaluar tek disa punonjës të caktuar është konstatuar shkelje e rendit të punës dhe disiplinës dhe mungesa të paarsyeshme që ka ndikuar negativisht në proceset e punës.
“Pas konstatimit të situatës faktike, është miratuar vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës për disa të punësuar për të cilët në periudhën e kaluar janë konstatuar shkelje të rendit të punës dhe disiplinës. Çdo punonjës ka të drejtë në mbrojtje juridike konform rregullës positive ligjore” – thuhet në reagim e EMV-së.
SHA EMV, thuhet më tutje në komunikatë, pret që me përgjegjësi dhe profesionalizëm të realizohen të gjitha detyrat e punës nga të gjithë punonjësit pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare apo etnike. Kompania mbetet e përkushtuar në obligimin për të siguruar ambient të përgjegjshëm pune dhe do të vazhdojë t`I ndjek dhe respektojë ligjet dhe konform tyre të ndërmarrë masa.
Burimi: TV KLAN