“Sunny Hill Festival” nisi ditën e enjte, në një lokacion të ri për këtë vit, në Bërnicë afër Prishtinës. Ky festival u mbajt nga data 25 korrik deri më 28 korrik, ku solli shumë artistë të njohur botërisht.
Një prej themelueseve të tij, këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa, ka bërë një reagim në Instagram, ku ka dedikuar disa fjalë zemre për pjesëmarrësit dhe pos tjerash edhe për artistët që kanë performuar.
Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për ekipin dhe bashkëpunëtorët: “Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër, që është të dëshmosh, që ky festival të bëhet ai që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”.
Dua e mbylli postimin në shqip duke shkruar “Ju dua shumë”, bashkëngjitur flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Burimi: botasot.info