reagon bfi pas vendimit te gjykates kushtetuese per shfuqizimin e vendimit qeveritar per medresene isa beu 6813327070e8e

Reagon BFI pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit qeveritar për Medresenë Isa Beu

May 1, 2025
1 minut lexim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar Bashkësia Fetare Islame. Në një reagim me shkrim BFI thotë se do të presë pranimin zyrtar të vendimit dhe më pas do të analizojë “arsyeshmërinë e Gjykatës Kushtetuese” dhe do të ndërmarrë hapa konkretë juridikë.

“Bashkësia Fetare Islame e RMV-së dhe Drejtoria e Medresesë i siguron nxënësit e Medresesë̈ të qëndrojnë̈ të qetë se BFI, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë̈, institucionet e tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar akreditimin e Medresesë.

Në këtë kontekst, njoftojmë opinionin se para Gjykatës Kushtetuese kemi inicuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 7 të Ligjit për arsimin e mesëm me të cilin nuk lejohet “mësimi fetar nëpër shkollat e mesme”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Nga ky institucion thonë se shprehin shqetësim dhe mospajtim të thellë me vendimin e miratuar nga Gjykata Kushtetuese, me tē cilin vazhdohet me politikën e mosrespektimit të Kushtetutës dhe krijohet vazhdimësi e mekanizmit të diskriminimit të nxënësve të Medresesë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

perfitimet e te shkruarit me dore 68132e3d13c8d
Story i mëparshëm

Përfitimet e të shkruarit me dorë

vlen vendimi i gykates kushtetuese per medresene deshtim i ali ahmetit dhe bfi se 681332738e888
Story i radhës

VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ali Ahmetit dhe BFI-së

Të fundit nga

ShkoLartë