reagon besa bilall kasami nuk ka thene se edi rama nderhyne ne punet e brendshme te maqedonise 67fc3c6474721

Reagon BESA: Bilall Kasami nuk ka thënë se Edi Rama ndërhynë në punët e brendshme të Maqedonisë

April 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 prill – Pas intervistës së Bilall Kasamit dhënë Radio Evropës së Lirë dhe më pas shpërndarjen në disa media të vendit ku Kasami është shprehur se Tirana Zyrtare ka ndërhyrë në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmetin dhe BDI-në thonë se nuk e vërteta është ndryshe nga mediumet dashakqe.

“Me qëllim dashakeq është shtrembëruar deklarata e kryetarit Bilall Kasami dhënë për mediumin “Radio Evropa e Lirë”, në lidhje me raportet mes Tiranës Zyrtare dhe përzierjen gjoja në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. E vërteta e deklaratës dhe pa asnjë ndërhyrje e kryetarit Kasami është kjo” thonë nga BESA duke e publikuar edhe deklaratën e Kasamit dhënë për REL.

“Do të jem më i drejtpërdrejtë kërkesa e Tiranës, e cila është edhe pjesë e shpjegimit se dëshiron të bashkojë faktorin shqiptar në Maqedoni dhe kjo nuk qëndron, sepse shqiptarët ishin në një situatë shumë më të vështirë në të kaluarën. Tirana nuk kishte asnjë interes të ndihmonte shqiptarët. Këtë e kam thënë edhe publikisht, në disa raste. Tirana zyrtare nëpërmjet kryeministrit ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmeti dhe BDI. Shqiptarët janë më tepër se VLEN, BDI, BESA. Me një fjalë, nuk ka asnjë shpjegim racional për lëvizjen e Taravarit”.

Por si duhet të kuptohet kjo fjali “Tirana zyrtare nëpërmjet kryeministrit ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmeti dhe BDI” e thënë nga Kasami?

https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/posts/982494250739084?ref=embed_post

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

jepi shkunde konkurrentet poza interesante duke tundur dybekun 67fc3827bf44c
Story i mëparshëm

“Jepi, shkunde” – Konkurrentet poza “interesante” duke tundur dybekun

martin cani sot do te festonte ditelindjen e 15 te prinderit me lule dhe tullumbace kujtojne djalin e tyre ylli me i bukur i qiellit 67fc41c7bebb2
Story i radhës

Martin Cani sot do të festonte ditëlindjen e 15-të, prindërit me lule dhe tullumbace kujtojnë djalin e tyre: Ylli më i bukur i qiellit!

Të fundit nga

ShkoLartë