Reagon Bajrami: LVV nuk e tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Deharit në IML që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë

min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas aksionit që ka mbajtur Lëvizja Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale të Kosovës për rastin e Astrit Deharit.

Bajrami ka pohuar se ndjen dhimbje për rastin e Astrit Deharit, por që është e turpshme konferenca e LVV-së.

“Ndjej dhimbje në shpirt për Astrit e Arbnor Deharin. Për prindërit e tyre, për gjithë familjen e tyre. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast”, ka reaguar Bajrami.

Tutje, ajo ka shtuar se LVV nuk ka folur  për humbjen e mostrave të Deharit në IML.

“Në konferencën që sapo përfundoj Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë. Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, shtoi ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Para prokurorisë janë vendosur disa banerë për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, duke thënë se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vite.

Story i mëparshëm

Julia Fox mahnit me një dukje tejet unike, teksa doli në New York

Story i radhës

“Pashë Eglin të shtrirë, të masakruar”- U dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, motra e viktimës: E braktisën në mes të rrugës!

Të fundit nga